Flash News

Bota

CDC: Rritet me 5 herë numri i fëmijëve të shtruar në spital me Covid-19 në SHBA

CDC: Rritet me 5 herë numri i fëmijëve të shtruar në

Shkalla e shtrimit në spital nga Covid-19 te fëmijët e moshës 0-17 vjeç u rrit pesë herë nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit në Shtetet e Bashkuara, bëri me dije Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (CDC).

CDC tha se ishte rritur edhe përqindja e fëmijëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi. Shkalla e përgjithshme e shtrimit në spitale ishte shumë më e lartë dhe për fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Të dhënat e reja me siguri do të nxisin debat, nëse fëmijët duhet ose jo të kthehen në shkolla si dhe për vaksinimin e atyre nën 12-vjeç.

CDC tha gjithashtu se në mesin e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç, të cilët tashmë mund të vaksinohen, shkalla e shtrimit në spital ishte 10 herë më e lartë për të pavaksinuarit sesa për të vaksinuarit plotësisht.

Të fundit