Flash News

Bota

Charles largohet nga Balmoral drejt Londës, sot do të mbajë fjalimin e parë si mbret

Charles largohet nga Balmoral drejt Londës, sot do të mbajë

Mbreti Charles III, djali dhe pasardhësi i Mbretëreshës, është larguar nga Balmoral për në Londër. Ai u largua së bashku me bashkëshorten e tij, Camilla. Ai u fotografua duke lënë Balmoral rreth orës 8:30 të mëngjesit para se të hipte në një aeroplan

73-vjeçari ishte pranë nënës së tij në shtëpinë e saj të preferuar në malësitë skoceze. Pas lajmeve se shëndeti i mbretëreshës po përkeqësohej, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjithashtu nxituan të ishin pranë saj.

Mbreti Charles III u ngjit në fron menjëherë pas vdekjes së Elizabeth II dhe e përshkroi humbjen e nënës së tij si "një moment trishtimi më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime". Mbreti do t'i drejtohet popullit britanik në orën 18:00 të ditës së sotme.

Burimi: Sky News

Të fundit