Flash News

Bota

Charles Michel dorëzon stafetën, Antonio Costa do të marr drejtimin e Këshillit Evropian

Charles Michel dorëzon stafetën, Antonio Costa do të marr

Në një ceremoni të shënuar me thirrje për unitet dhe bashkëpunim, Charles Michel ka dorëzuar stafetën e Këshillit Evropian te pasardhësi i tij, Antonio Costa.

Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të fillojë mandatin e tij si president i Këshillit Evropian më 1 dhjetor, duke theksuar rëndësinë e sovranitetit dhe bashkimit për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian.

Ai nënvizoi nevojën për një Evropë të bashkuar që mund të përballojë sfidat e ardhshme, përfshirë rritjen ekonomike dhe tranzicionin klimatik.

Costa synon të krijojë një atmosferë bashkëpunimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas marrëdhënies së tensionuar të Michel me të.

Të fundit