
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Cili do të jetë fati i Ligjit për gjuhët në Maqedoninë e Veriut?
Në një atmosferë të tensionuar politike, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut do të mblidhen të mërkurën, më 11 dhjetor, për ta shqyrtuar kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për gjuhët, i cili u miratua në vitin 2018 dhe hyri në fuqi një vit më vonë.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili vjen nga koalicioni shqiptar VLEN, siguroi gjatë një konference për shtyp të martën se Ligji për gjuhët “nuk do të preket”.
“Ne si VLEN thamë se ligji nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë. Ka dalë dokumenti që nuk preket as Ligji për gjuhët, po as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Të njëjtën e tha edhe kryeminsitri, si dhe kryetarja e shtetit", tha Mexhiti.
Më herët, gjatë javës së kaluar, Mexhiti njoftoi se gjyqtarët shqiptarë në gjykatën Kushtetuese do ta bojkotonin seancën e 11 dhjetorit, me çka pohoi se “vendimi nuk mund të ketë legjitimitet”.
“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, tha Mexhiti më gjashtë dhjetor.
Sipas një dokumenti të publikuar së fundmi, i përgatitur nga një gjyqtar kushtetues, thuhet se "Gjykata Kushtetuese nuk duhet të iniciojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve".
Dokumenti thekson se më 11 dhjetor nuk do të fillojë procedura për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit, pasi ai është i mbështetur në Kushtetutën e vendit.
“Përmbajtja e Ligjit të kontestuar për përdorimin e gjuhëve në tërësi ka bazën dhe arsyetimin e vet kushtetues në Amendamentin V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj, besojmë se kushtetutshmëria e tij nuk mund të vihet në pikëpyetje as me këtë amendament, as me nenin 51 paragrafët 1 dhe 2, nenin 8 paragrafi 1, siç thuhet në nismë”, thuhet në dokument.
Megjithatë, dokumenti sugjeron që të iniciohet procedura për disa formulime të përgjithshme dhe dy dispozita specifike të ligjit, që lidhen me përdorimin e simboleve në monedha dhe proceset gjyqësore. Kjo nënkupton se seanca e së mërkurës nuk do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e të gjithë ligjit, por vetëm disa dispozita.
Gjykata Kushtetuese, nga ana e saj, ka njoftuar se nuk do të komentojë shpërndarjet mediatike, besueshmërinë e dokumenteve të publikuar, si dhe deklaratat dhe reagimet politike që vijnë në prag të seancës së caktuar.
Ligji për përdorimin e gjuhëve përbëhet nga 25 nene.
Ky ligj, hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, ligji u miratua me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mori pjesë në seancë.
Si presidenti Ivanov, edhe ata e cilësuan ligjin si antikushtetues.
Ligji për gjuhët parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.
Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: “përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore”.
Pas miratimit, ligjiu kundërshtua nga 13 iniciativa të paraqitura nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme. Mes këtyre, edhe partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE, e cila në atë kohë ishte në opozitë dhe ishte angazhuar se do të realizonte "korrigjime" pasi të kthehej në pushtet.
Megjithëse kjo parti kontestonte thuajse çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij.
Tani kryeministri Hristijan Mickoski, i cili vjen nga kjo parti, ka theksuar se "nuk do të ndodhë asgjë" dhe ka siguruar se situata është “nën kontroll".
“I lus bashkëqytetarët shqiptarë, maqedonas të gjithë, të jenë të qetë, e gjithë puna është nën kontroll, gjithçka është nën kontroll të mos lejojmë të biem pre e provokimeve të këtyre njerëzve”, deklaroi të martën Mickoski.
Më herët, ai kishte thënë se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy a tri dispozita”.
Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të cilët po bëjnë “roje” para Gjykatës Kushtetuese, mendojnë të kundërtën.
BDI-ja ka shprehur shqetësim se nëse neni 23, paragrafi 5 i Ligjit për gjuhët abrogohet, atëherë i njëjti mund të bëhet i pazbatueshëm.
Deputeti Arbër Ademi nga BDI-ja të martën tha se "18 dispozita janë në rrezik”.
“Një presje po të ndryshojë pavarsisht kontekstit mund ta zhvlerësoi në tërësi ligjin e lërë më 18 dispozita. Lexojeni Neni 23 paragrafi 5 tentohet të abrogohet është propozim pët tu abrogu, atëherë asnjë institucion nuk do ta zbatojnë ligjin për gjuhën shqipe”, tha Arbër Ademi gjatë një debati në TV21.
"Iniciatorët kundërshtojnë tërësinë e Ligjit nga aspekti i Amendamentit V të Kushtetutës sepse zgjeronte kornizën kushtetuese të dhënë në këtë amendament në lidhje me përdorimin e gjuhëve të komuniteteve jo-shumicë dhe përcaktonte barazinë e një gjuhe tjetër që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve, me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare", thuhet në raportin përmbledhës të Gjykatës Kushtetuese për atë që është objekt i kundërshtimit të 13 nismave.
Rrjedhimisht, nenet apo pjesët e neneve për të cilat propozohet nisja e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë janë gjithashtu pjesë e vërejtjeve të Komisionit të Venecias.
Në vitin 2019, Komisioni i Venecias kishte dhënë vlerësim për Ligjin e Gjuhëve, duke thënë se disa dispozita të tij tejkalonin standardet ndërkombëtare për gjuhët rajonale dhe të pakicave.
Rishikimin e dispozitave për dygjuhësinë në procedurat gjyqësore, duke rekomanduar që këto përcaktime të hiqen ose të kufizohen, për shkak të vështirësive teknike dhe administrative që mund të shkaktojnë.
Masa për zbatimin e efikas të kërkesave gjuhësore, bazuar në dispozitat e Ligjit të mëparshëm të vitit 2008, për të garantuar zbatueshmërinë e tyre pa krijuar konfuzione, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.
Revidimin e nenit 3 të Ligjit, i cili parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimet institucionale dhe fusha të tjera, duke kërkuar një përcaktim më të qartë të fushës së zbatimit për të shmangur keqkuptimet dhe konfliktet në praktikë.
Ekspert të Kushtetuteses, thonë se ajo që mund të bëjë gjykata më 11 dhjetor është ta hedhë poshtë inicativën, të vendosë të fillojë një procedurë për ligjin ose vetëm për disa dispozita, ta ndalë përkohësisht zbatimin, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, apo edhe ta kthejë në Kuvend për përmirësim.
Ngjashëm si 13 inicativat e lartëpërmendura, mbi 250 intelektualë shqiptarë kanë nënshkruar një letër të hapure, cila i drejtohet Gjykatës Kushtetueseqë të veprojë me profesionalizëm dhe jo me vendime të motivuara politikisht, sepse siç thonë, "vendimet arbitrare mund të sjellin pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike".
Ata përkujtojnë se e kaluara e punës së Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar “tensione dhe pakënaqësi, sa herë që ka marrë vendime të njëanshme dhe arbitrare, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara përmes rrugëve institucionale".
Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Balancuesi, tani më i shfuqizuar, dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut./ REL
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

