Flash News

Bota

Cili do të jetë shteti i parë në Europë që do t'ju kërkojë punëtorëve çertifikatën dixhitale të Covid-19

Cili do të jetë shteti i parë në Europë që do

Italia po planifikon të jetë vendi i parë evropian që do të bëjë të detyrueshme kartën e shëndetit Covid-19 për të gjithë punëtorët.

Qeveria italiane ka paraqitur një projekt propozim që, nga tetori, certifikatat dixhitale të vaksinave do të jenë të detyrueshme si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat.

Lëvizja synon të përmirësojë marrjen e vaksinave dhe të zvogëlojë shkallën e infeksionit mes një rritjeje të mundshme të rasteve me Covid-19 këtë dimër.

Të gjithë punonjësve do t’u kërkohet të provojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19, janë duke u shëruar nga infeksioni, ose kohët e fundit kanë rezultuar negativë për virusin.

Thuhet se vetëm pensionistët dhe qytetarët e papunë do të përjashtohen nga bartja e një “karte jeshile”. Dekreti i ri është vendosur të miratohet nga qeveria italiane sonte.

Aktualisht, pothuajse 75% e popullsisë së Italisë mbi moshën 12-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit.

Burimi: Euronews

Të fundit