Flash News

Bota

Citoi fjalën e urtë, gazetarja turke burgoset për fyerje të presidentit Erdogan

Citoi fjalën e urtë, gazetarja turke burgoset për fyerje të

Gjykata turke ka ndaluar gazetaren e njohur Sedef Kabas për fyerje të dyshuar ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas CNN, Kabas u arrestua të shtunën në Stamboll dhe me urdhër të gjykatës, u burgos para se të dalë në gjyq. Gazetarja turke akuzohet se ka shënjestruar presidentin Erdogan me një fjalë të urtë që citoi gjatë një transmetimi televiziv, drejtuar opozitës.

"Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë", tha ajo në kanalin Tele1. "Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar."

Kryezëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si "të papërgjegjshme".

“Një i ashtuquajtur gazetar po fyen hapur presidentin tonë në një kanal televiziv që nuk ka qëllim tjetër përveç përhapjes së urrejtjes”, shkroi ai në Twitter.

Në deklaratën e saj në gjykatë, Kabas mohoi se kishte synim të fyente presidentin.

Të fundit