Flash News

Bota

Covid-19/ Belgjika ashpërson masat, anulon fluturimet deri në mars

Covid-19/ Belgjika ashpërson masat, anulon fluturimet deri në mars
Foto ilustruese

Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve, raporton APnews. Ky vendim është marrë për të parandaluar rritjen e mëtejshme të rasteve.

Kryeministri belg, Alexander De Cro tha se do të “ndërtohet një mur” për të mos përhapur virusin.

Udhëtimet në Belgjikë do të ndalohen deri në 1 mars, ndërsa të vetmit që do të leohen të udhëtojnë janë personat që kanë punë të rëndësishme ose urgjente. Ndërkohë që të gjithë personat që futen në Belgjikë duhet të karantinohen për 19 ditë në mënyrë që të mos përhapin mutacionet e Covid.

Të fundit