Flash News

Bota

Covid-19, dyfishohen variantet e reja në Amerikë, rriten rastet edhe në Europë

Covid-19, dyfishohen variantet e reja në Amerikë, rriten rastet edhe

Për 16.6% të varianteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjegjës janë BQ.1 dhe BQ.1.1. Shifra jepet nga agjencitë rregullatore amerikane, ndërsa ky është nivel pothuajse i dyfishuar krahasuar me javën e kaluar. Ndërkohë, mendohet se brenda një muaji, këta do të jenë variantet dominues në Europë.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve flet për gjasat që këto variante të rrisin rastet e infektimeve në javët e muajt në vazhdim në Europë. Të dy variantet janë pasardhës të atij Omicron BA.5, më dominuesi në Shtetet e Bashkuara. Rishtazi, agjencitë rregullatore në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara autorizuan vaksina përforcuese për ta luftuar.

Covid-19, dyfishohen variantet e reja në Amerikë, rriten rastet edhe

Ende nuk ka evidencë që BQ.1 të lidhet me ashpërsi të rritur të sëmundjes, krahasuar me BA.4 dhe BA.5. Por, zyrtarët europianë paralajmërojnë se mund të shmangë disa mbrojtje imunitare, bazuar në studime laboratorike të kryera në Azi. Gregory Poland, virolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo:

"Këtë dimër, variantet BQ.1 dhe BQ.1.1 mund të sjellin një valë shumë të keqe të sëmundjes në Shtetet e Bashkuara e tashmë, kjo ka filluar të ndodhë në vendet e BE-së e në Britani."

Në Shtetet e Bashkuara, rastet e përjavshme ranë rishtazi, referuar të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Niveli i koronavirusit i konstatuar në mostrat e ujërave të zeza të testuara nga kompania Biobot Analytics ka qëndruar i pandryshuar në Amerikë në 6 javët e fundit. Shpesh, këto mostra parashikojnë rritjen e mundshme të COVID-it, përpara se të përpilohen të dhënat e CDC-së.Variantet e rinj monitorohen nga afër nga agjencitë rregullatore e gjithashtu nga prodhuesit e vaksinave, për të parë nëse fillojnë të shmangin mbrojtjen që ofrojnë vaksinat aktuale. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende. Ndërkohë, CDC-ja deklaroi se BQ.1 e BQ.1.1 përbëjnë 9.4% të varianteve që qarkullojnë, sipas vlerësimeve të javës së kaluar.

Të fundit