Flash News

Bota

Covid-19, Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në korrik të 2022

Covid-19, Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm.

Një projektligj për zgjatjen e afatit do t'i paraqitet parlamentit francez për votim, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Projektligji aktual i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë - duke lejuar qeverinë të vendosë kufizime të lidhura me koronavirusin - do të skadojë më 15 nëntor.

Sipas rregullave në fuqi, qytetarët duhet të përdorin një kartën Covid-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u tha gazetarëve se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore.

Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 117,000 viktima.

Deri më tani, të paktën 50 milionë njerëz kanë marrë një dozë të një vaksinës, ose rreth 75.5% e popullsisë së vendit.

Burimi: Euronews

Të fundit