Flash News

Bota

Covid-19, Gjermania dhe Austria zgjasin izolimin deri në fund të janarit

Covid-19, Gjermania dhe Austria zgjasin izolimin deri në fund të
Foto Ilustruese

Për shkak të situatës së koronavirusit, Gjermania dhe Austria kanë vendosur të shtyjnë izolimin së paku deri në fund të janarit.

Sipas “Bild”, bllokimi në Gjermani mund të shtrihet deri më 31 janar, ndërkohë që komisioni shtetëror për menaxhimin e situatës ka vlerësuar se numri i infeksioneve është ende shqetësues dhe mund të rritet në ditët në vijim nga efekti i pushimeve dhe rikthimi i turistëve.

Merkel do të mbledhë nesër ministrat ku pritet të merret vendimi zyrtar për vazhdimin e bllokimit deri me 31 dhjetor.

Ndërkohë në Austri izolimi i planifikuar deri më 18 janar do të zgjatet. Pothuajse të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura deri në 24 janar.

Të fundit