Flash News

Bota

Covid-19, Horst Seehofer: Gjermania ka nevojë për mbyllje urgjente

Covid-19, Horst Seehofer: Gjermania ka nevojë për mbyllje urgjente
Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer

Gjermania është përballur me një rritje të shifrave me Covid-19. Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se vendi duhet të bllokohet menjëherë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ai i tha revistës Der Spiege se "shansi i vetëm për të rimarrë kontrollin e situatës është bllokimi, por kjo duhet të ndodhë menjëherë. Nëse presim deri në Krishtlindje, do të duhet të luftojmë me numra të lartë për muaj të tërë".

Ndërkohë kancelarja Angela Merkel dhe krerët e shteteve gjermane po përgatiten të diskutojnë masat e mëtejshme.

Të fundit