Flash News

Bota

Covid-19/ Italia drejt mbylljes totale, masat që pritet të miratohen

Covid-19/ Italia drejt mbylljes totale, masat që pritet të miratohen

Italia po përballet me rritje të shifrave me koronavirus. Ky trend ka ngritur shqetësimin dhe ka vënë në lëvizje autoritetet për të marrë masa shtesë.

Mediet italiane bëjnë me dije se qeveria ka vendosur të fusë vendin në karantinë totale prej 26 dhjetorit, deri më 6 janar.

Kufizimet përfshijnë edhe numrin e personave që mund të ftohen në shtëpi për festat, jo më shumë se 2 të rritur, ndërkohë që nuk do të ketë kufizim për fëmijët nën 14 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe parashikohet që i gjithë vendi të jetë zonë e kuqe në ditë pushimesh dhe zonë portokalli në ditët e punës.

Njoftimi për masat e reja pritet të jepet nga kryeministri Giuseppe Conte në orët në vijim.

Të fundit