Flash News

Bota

Covid-19/ Izraeli regjistron numrin më të lartë të të vaksinuarëve në të gjithë botën, shifra

Covid-19/ Izraeli regjistron numrin më të lartë të të
Foto ilustruese

Izraeli ka realizuar numrin më të lartë të vaksinimit anti-Covid në të gjithë botën. Deri në këto momente më shumë se 1 milion persona e kanë marrë vaksinën, duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë. 

Duke bërë një krahasim mes tre vendeve me numrin më të lartë të vaksinimit, kemi Izraelin me 11.55 doza për 100 njerëz, të ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47.

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga e gjithë bota. Duke llogaritur numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Kujtojmë se deri më tani 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën nga virusi në të gjithë botën.

Të fundit