Flash News

Bota

"Covid-19 ka qarkulluar në Itali që në shtator”, Kina: Origjina e virusit është një çështje shumë komplekse

"Covid-19 ka qarkulluar në Itali që në shtator”, Kina:

Koronavirusi ka qarkulluar në Itali që në shtator të 2019, sipas një studimi të bërë nga Instituti Kombëtar i Kancerit në qytetin e Milanos, duke sinjalizuar se ai mund të ishte përhapur përtej Kinës më parë nga se mendohej.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se koronavirusi i ri dhe COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes që ajo shkakton, ishin të panjohura para se të raportohej shpërthimi në Wuhan, në fund të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

Por gjithashtu ka thënë "nuk mund të përjashtohet mundësia që virusi të ketë qarkulluar në heshtje diku tjetër". OBSH tha të hënën se po rishikonte rezultatet nga Italia dhe informacionin shtesë të botuar atje në fundjavë dhe po kërkonte sqarime.

 Pacienti i parë i Italisë me COVID-19 u zbulua në 21 shkurt në një qytet të vogël pranë Milanos, në rajonin verior të Lombardisë.

Gjetjet e studiuesve italianë, të botuar nga revista shkencore INT Tumori Journal, tregojnë se 11.6% e 959 vullnetarëve të shëndetshëm të regjistruar në një provë të shqyrtimit të kancerit të mushkërive midis shtatorit 2019 dhe marsit të vitit 2020 kishin zhvilluar antitrupa të koronavirusit shumë përpara shkurtit.

Një test i mëtejshëm i antitrupave SARS-CoV-2 u krye nga Universiteti i Sienës për të njëjtin hulumtim të titulluar "Zbulimi i papritur i antitrupave SARS-CoV-2 në periudhën para-pandemike në Itali".

Ai tregoi se katër raste që datojnë nga java e parë e tetorit ishin pozitive për antitrupa, që do të thotë se ishin infektuar në shtator, i tha Reuters Giovanni Apolone, një bashkëautor i studimit.

Agjensia amerikane e lajmeve Reuters, pyeti zëdhënësin e ministrisë së jashtme, Zhao Lijian nëse kishte ndonjë koment për këtë dhe ai tha se origjina e virusit është një çështje shumë komplekse.

“Ne kemi parë dhe dëgjuar raporte të vazhdueshme ndërkombëtare se ku dhe kur shpërtheu për herë të parë COVID-19. Kjo edhe një herë tregon se origjina e virusit është një çështje komplekse shkencore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i kërkimit shkencor duhet të kryhet globalisht nga shkencëtarët për të kuptuar më mirë rezervuarët e kafshëve dhe rrugën e transmetimit të virusit, me qëllim që të ruhet më mirë nga rreziqet në të ardhmen dhe mbrojnë sigurinë dhe shëndetin e njerëzve të të gjitha vendeve. Gjurmimi i origjinës është një proces i vazhdueshëm që mund të përfshijë shumë vende. Shpresojmë që të gjitha vendet të miratojnë një qëndrim pozitiv dhe të forcojnë bashkëpunimin me OBSH për të avancuar punën në gjurmimin e origjinës. Kina do të vazhdojë të marrë pjesë në kërkimet shkencore globale në gjurmimin e origjinës dhe rrugës së transmetimit të virusit dhe të punojë me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar për të kontribuar në bashkëpunimin global për të luftuar COVID-19 dhe viruse të tjera”, tha Lijian.

Të fundit