Flash News

Bota

Covid-19 ‘mbërthen’ Lojërat Olimpike, 322 raste nga 23 korriku, mes tyre 3 notarë të ekipit grek

Covid-19 ‘mbërthen’ Lojërat Olimpike, 322 raste nga 23

Lojërat Olimpike të ‘Tokyo 2020’ duket se janë kthyer në burim infektimi për pjesëmarrësit, ku nga 23 korriku e deri tani janë shënuar 322 raste me koronaviurs.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i komitetit organizativ të Tokios, Masanori Takaya tha se në mesin e një grupi prej 29 rastesh të konfirmuara me Covid-19, janë edhe 3 notarë të ekipit grek.

"Më duhet të them se është një grup," tha Masanori Takaya. Ndërsa komiteti Olimpik i Greqisë tha një ditë më parë se dot tërhiqeshin nga gara pasi notarët e tyre rezultuan të infektuar.

Ndërkohë, Tokio - qyteti kryesor pritës i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike - raportoi 4,166 raste të përditshme të koronavirusit këtë të mërkurë.

Japonia ka raportuar 956,407 raste me viruse deri të martën në mbrëmje, përfshirë 15,219 vdekje.

 

Të fundit