Flash News

Bota

Covid-19 në Australi, qeveria nxjerr ushtrinë për të mbikqyrur respektimin e bllokimit

Covid-19 në Australi, qeveria nxjerr ushtrinë për të

Australia ka vendosur qindra ushtarë në Sydney për të mbikqyrur respektimin e bllokimit që ka nisur për të frenuar rritjen e rasteve të reja me Covid-19.

Varianti Delta, që në Australi u konfirmua në qershor ka sjellë gati 3 mijë raste të reja. Ushtarët do t'i nënshtrohen trajnimit në fundjavë para se të fillojnë patrullimet e paarmatosura të hënën.

Por shumë kanë ngritur pyetjen, nëse ndërhyrja ushtarake është e nevojshme, duke e quajtur atë të rëndë. Bllokimi, i cili do të qëndrojë të paktën deri më 28 gusht - ndalon njerëzit të largohen nga shtëpia e tyre përveçse daljes për nevoja thelbësore.

Pavarësisht bllokimit prej pesë javësh, infeksionet në qytetin më të madh të vendit vazhdojnë të përhapen. Të premten u regjistruan 170 raste të reja. Ushtarët do t'i bashkohen policisë në pikat e nxehta të virusit për të siguruar që njerëzit po ndjekin rregullat.

Shkalla e vaksinimit të Australisë - 17% e popullsisë së rritur - mbetet një nga më të ultat midis kombeve të OECD.

Burimi: BBC

Të fundit