Flash News

Bota

Covid-19 në botë, mbi 88 milionë raste dhe rreth 2 milionë viktima

Covid-19 në botë, mbi 88 milionë raste dhe rreth 2 milionë
Foto Ilustruese

Në të gjithë botën numërohen mbi 88 milionë të infektuar me Covid-19. Sipas të dhënave të Worldmeter, numri i viktimave në rang global ka shkuar në mbi 19 milionë, ndërsa të shëruar janë rreth 64 milionë.

Tre shtetet më të goditura janë SHBA-të me 22,137,009 raste dhe 374,197 viktima, India me 10,414,044 të infektuar dhe 150,606 jetë të humbura, Brazili me 7,961,673 raste dhe 200,498 viktima.

Ndërsa në Evropë shteti më i goditur është Mbretëria e Bashkuar, e cila numëron 2,889,419 raste me koronavirus dhe 78,508 viktima.

Të fundit