Flash News

Bota

Covid-19 në botë/ Numri i viktimave afro 4 milionë, shtetet më të goditura

Covid-19 në botë/ Numri i viktimave afro 4 milionë, shtetet

Numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën po kap shifrën 4 milionë. Worldmeter raporton se deri më tani janë regjistruar 3,990,421 milionë jetë të humbura.

Ndërsa numri i rasteve pozitive është mbi 184 milionë. Infeksionet po rriten në shumë vende të botës për shkak të varianteve të reja që kanë rezultuar më ngjitëse.

SHBA-ja është shsteti më i goditur nga koronavirusi, e cila ndiqet nga India, Brazili, Franca dhe Rusia.

Numri i rasteve të reja në Indi është mbi 34 mijë, ndërsa në Rusi më shumë se 30 mijë.

Në Rusi po diskutohet që qytetarët që kanë më shumë se gjashtë muaj që janë vaksinuar, të rimarrin sërish një dozë anti-Covid.

Të fundit