Flash News

Bota

Covid-19 në botë/ Rreth 95 milionë raste dhe mbi 2 milionë viktima, shtetet më të goditura

Covid-19 në botë/ Rreth 95 milionë raste dhe mbi 2 milionë
Foto ilustruese

Në të gjithë botën numërohen rreth 95 milionë raste me Covid-19, sipas të dhënave të Worldmeter. Ndërkohë që viktima janë mbi 2 milionë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat nga pandemia, ku janë regjistruar 24,179,795 raste dhe 403,125 humbje jete. Pas saj renditet India 10,557,646 raste dhe 152,288 viktima.

Ndërkohë në vendin e tretë me bilanc të rënduar renditet Brazili. 8,413,413 raste dhe 208,542 humbje jete ka deri më sot Brazili.

Ndërkohë në Evropë Rusia dhe Britania numërojnë më shumë fatalitete dhe raste. Të dyja këto vende kanë shënuar rreth 3.5 milionë raste. Sa i përket jetëve të humbura Mbretëria e Bashkuar ka një bilanc më të rënduar.

Të fundit