Flash News

Bota

Covid-19 në botë/ Shkon në mbi 105 mln numri i të prekurve, rreth 2.3 mln viktima dhe 77 mln të shëruar

Covid-19 në botë/ Shkon në mbi 105 mln numri i të prekurve,
Foto ilustruese

Bilanci me Covid-19 vijon të rritet në të gjithë botën. Numri i të prekurve është mbi 105 milionë në rang global. Ndërkohë që jetë të humbura numërohen rreth 2.3 milionë. Më shumë se 77 milionë persona në të gjithë botën e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat nga koronavirusi. SHBA-të numërojnë 466,988 viktima dhe 27,273,890 infeksione. Pas saj renditet India me 10,803,533 raste dhe 154,862 jetë të humbura.

Brazili renditet në vendin e tretë me 9,397,769 të infektuar dhe 228,883. Ndërkohë Rusia që prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 3,917,918 dhe 75,205 viktima. Britania është shteti i pestë më i goditur nga pandemia, ku numërohen 3,892,459 raste dhe 110,250 jetë të humbura.

Të fundit