Flash News

Bota

Covid-19 në Britani, shefi i mjekësisë: Jemi në situatën më të rrezikshme që mbahet mend

Covid-19 në Britani, shefi i mjekësisë: Jemi në
Chris Whitty

Shefi i mjekësisë në Britani, Chris Whitty paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë më të këqijat sa i përket situatës së koronavirusit.

Prof Whitty i kujtoi njerëzve se 'çdo kontakt i panevojshëm' ishte një mundësi për përhapjen e virusit.

Whitty tha për BBC se “Ne kemi një problem shumë të rëndësishëm. Javët e ardhshme do të jenë javët më të këqija të kësaj pandemie për sa i përket numrave”.

Ai paralajmëroi se spitaleve do u duhet të largojnë pacientët në urgjencës qe nuk jane me Covid-19, nëse numri i pacientëve të infektuar nuk bie.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar rrezikon të mbingarkohet brenda dy javësh, tha ai, dhe në disa zona po përballej me “situatën më të rrezikshme që mbahet mend”.

Sifrat ditore me koronavirus në pandemi mbeten shqetësuese.

Të fundit