Flash News

Bota

Covid-19 në Britaninë e Madhe/ Ekspertët paralajmërojnë një karantinë të dytë

Covid-19 në Britaninë e Madhe/ Ekspertët paralajmërojnë

“Një tjetër karantinë e dytë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus është një mundësi dhe ne duhet të bëjmë çfarë mundemi për ta shmangur atë me çdo kusht”, ka thënë prof. Peter Horby një nga ekspertët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo vjen pasi zëvendës shefi mjekësor i Anglisë paralajmëroi para disa ditësh se vendi ishte në një "pikë kthese" pasi shifrat e rasteve pozitive në spitale ishin të ngjashme me ato të fillim të marsit, shkruan BBC.

Ministrat thonë se qasja e tyre lokale ndaj kufizimeve është mënyra e duhur për të vazhduar përpara. Kryeministri Boris Johnson pritet të njoftojë kufizime më të ashpra lokale ditën e nesërme. Johnson do të përshkruajë planet për një sistem lokal mbylljeje me tre nivele, i cili do t'i përshtatet çdo rajoni të Anglisë, në varësi të ashpërsisë së rasteve.

Prof. Horby, një ekspert i sëmundjeve infektive në zhvillim dhe shëndetit global në Universitetin e Oksfordit, tha se "misioni kritik" tani ishte të mbronte sistemin shëndetësor për të shmangur anulimin e të gjitha shërbimeve jo-thelbësore spitalore, siç ishin kur Britania e Madhe hyri në karantinën e parë në mars.

"Ne me të vërtetë duhet të sigurojmë kujdes për të gjithë, ata me Covid dhe ata pa”. Mënyra për ta bërë këtë është të kemi një numër të ulët të rasteve”, tha ai.

Ai paralajmëroi që disa spitale në veri të Anglisë tashmë po viheshin nën presion dhe mund të mos vonojë shumë dhe shtretërit e kujdesit intensiv të mbushen.

Të fundit