Flash News

Bota

Covid-19 në Korenë e Veriut/ Kim Young-un: Në vend nuk ka asnjë rast pozitiv

Covid-19 në Korenë e Veriut/ Kim Young-un: Në vend nuk ka

Në një paradë të rrallë ushtarake gjatë natës të së shtunës në nder të 75-vjetorit të Partisë së Punëtorëve, udhëheqësi Kim Jong-un, deklaroi se Koreja e Veriut nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Ai i uroi shëndet të gjithë njerëzve të tjerë në botë, që janë infektuar nga ky virus.

"Unë i uroj shëndet të gjithë njerëzve në të gjithë botën që po luftojnë me këtë virus të keq”, tha ai.

Kjo ishte parada e parë e vendit në dy vjet dhe vjen vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Koreja e Veriut zakonisht i përdor paradat e saj për të treguar raketa e armë të reja, dhe hera e fundit që u mbajtën ishte kur Donald Trump dhe Kim mbajtën samitin e tyre të parë në 2018.

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, parada u zhvillua përpara agimit të së shtunës, por arsyeja për kohën e tij të hershme nuk dihet ende.

Asnjë media e huaj nuk u lejua të merrte pjesë, kështuqë analistët po mbështeten në pamjet e redaktuar të medias shtetërore të cilat po jepen për të vlerësuar paradën.
Imazhet treguan se Kim kishte veshur një kostum gri të stilit perëndimor, duke marrë lule nga fëmijët. Në një fjalim, ai tha se Koreja e Veriut do të vazhdojë të "forcojë" ushtrinë e saj për "vetëmbrojtje dhe parandalim".

Të fundit