Flash News

Bota

Covid-19 nuk ndalon emigrimin, raporti për refugjatët: Rreth 3 milionë njerëz u zhvendosën në 2020-ën

Covid-19 nuk ndalon emigrimin, raporti për refugjatët: Rreth 3

Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara bëri me dije se lufta, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut detyruan gati 3 milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre vitin e kaluar, edhe pse COVID-19 kufizoi lëvizjen në të gjithë botën, ndërsa vendet mbyllnin kufijtë dhe urdhëronin bllokime.

Në raportin e tij më të fundit, UNHCR thotë se totali i njerëzve të zhvendosur është rritur në 82.4 milion - afërsisht sa popullsia e Gjermanisë. Filippo Grandi, komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, tha se konflikti dhe ndikimi i ndryshimit të klimës në vende të tilla si Mozambiku, rajoni Tigray i Etiopisë dhe zona e gjerë e Afrikës Sahel ishin ndër burimet kryesore të lëvizjeve të refugjatëve.

UNHCR, i cili ka selinë e tij në Gjenevë, tha se 99 nga më shumë se 160 vende që mbyllën kufijtë e tyre për shkak të COVID-19 nuk bënin përjashtime për njerëzit që kërkonin mbrojtje si refugjatë ose azilkërkues.

Në raport thuhet se në fund të vitit të kaluar kishte 5.7 milion palestinezë, 3.9 milion venezuelë dhe 20.7 milion refugjatë nga vende të ndryshme të zhvendosur jashtë vendit. 48 milion njerëz të tjerë u zhvendosën brenda territorit të vendit të tyre. Rreth 4.1 milion më shumë kërkuan azil.

UNHCR tha ka dy herë më shumë njerëz të zhvendosur me forcë sesa një dekadë më parë. Rreth 42% e tyre ishin të moshës nën 18 vjeç, dhe gati 1 milion foshnje kanë lindur si refugjatë midis 2018 dhe 2020.

Burimi: Euronews

Të fundit