Flash News

Bota

Covid-19/ Paralajmërimi i autoritetit të barnave në Britani: Kush ka reaksione alergjike s’do të vaksinohet

Covid-19/ Paralajmërimi i autoritetit të barnave në Britani: Kush

Njerëzit me një histori të reaksioneve alergjike nuk duhet ta marrin vaksiën anti-Covid të kompanisë Pfizer/BioNTech”, thonë rregullatorët.

Kjo erdhi pasi dy punëtorë të sistemit shëndetësor kishin reagime alergjike të martën. Këshilla vlen për ata që kanë pasur një reagim ndaj ilaçeve, ushqimit ose vaksinave, tha Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore. 

Kuptohet që kanë pasur një reaksion anafilaktoid, i cili ka tendencë të përfshijë marrje fryme dhe ndonjëherë rënie të presionit të gjakut. Kjo nuk është e njëjtë me anafilaksinë e cila mund të jetë fatale. Të dy punëtorët e NHS janë elergjike dhe mbajnë ilace me vete, tani ata jane në gjendje të mirë. 

“Reagime si ky janë të pazakonta, por ndodhin me vaksinat e tjera, duke përfshirë vaksinën vjetore të gripit”, tha dr. June Raine, kreu i MHRA .

Disa mijëra njerëz u vaksinuan të martën në klinikat spitalore në ditën e parë të përhapjes së vaksinës abti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Prof Peter Openshaw, një ekspert në imunologjinë në Imperial College London, tha: Fakti që ne dimë kaq shpejt për këto dy reaksione alergjike dhe se rregullatori ka vepruar në lidhje me këtë për të lëshuar këshilla paraprake tregon se ky sistem monitorimi po funksionon mirë. 

Ndërkohë, NHS ka njoftuar se programi i vaksinimit do të zgjerohet nga java e ardhshme, ku fillimisht do të vaksinohen moshat mbi 80 vjeç dh epunonjësit e sistemit shëndetësor. 

Të fundit