Flash News

Bota

Covid-19 rrit rrezikun për diabet, virusi mund të infektojë qelizat e insulinës

Covid-19 rrit rrezikun për diabet, virusi mund të infektojë

Covid-19 mund të infektojë qelizat prodhuese të insulinës në pankreas dhe të ndryshojë funksionin e tyre, duke i dhënë kështu shpjegim dilemës se pse disa njerëz të shëndetshëm më parë zhvillojnë diabet pasi kapin virusin.

The Guardian raporton se mjekët janë gjithnjë e më të shqetësuar për numrin në rritje të pacientëve që kanë zhvilluar diabet ose gjatë infektimit me koronavirus, ose menjëherë pasi të shërohen nga ai.

Teori të ndryshme janë parashtruar për të shpjeguar këtë rritje. Njëra është se virusi infekton qelizat pankreatike nëpërmjet të njëjtit receptor ACE2. Ky receptor gjendet në sipërfaqen e qelizave të mushkërive dhe ndërhyn në aftësinë e tyre për të prodhuar insulinë, një hormon që ndihmon trupin të rregullojë nivelet e glukozës në gjak.

Një përgjigje e tepërt e antitrupave ndaj virusit mund të dëmtojë aksidentalisht qelizat e pankreasit, ose inflamacioni diku tjetër në trup mund t'i bëjë indet më pak të përgjegjshëm ndaj insulinës.

Profesor Shuibing Chen në Ëeill Cornell Medicine në Neë York shqyrtoi qeliza dhe organoide të ndryshme-grupe qelizash të rritura në laborator që imitojnë funksionin e organeve-për të identifikuar se cilat mund të infektohen nga Covid. Rezultatet sugjeruan që organoidet e mushkërive, zorrës së trashë, zemrës, mëlçisë dhe pankreasit mund të infektohen, ashtu si qelizat e trurit që prodhojnë dopamine.

Eksperimentet e mëtejshme zbuluan se qelizat beta që prodhojnë insulinë brenda pankreasit ishin gjithashtu të ndjeshme, dhe se pasi infektoheshin, këto qeliza prodhonin më pak insulinë, si dhe hormone të prodhuara zakonisht nga qeliza të ndryshme të pankreasit.

Ende nuk është e qartë nëse ndryshimet e shkaktuara nga infeksioni Covid janë afatgjata. “Sidoqoftë, ne e dimë se disa pacientë që kishin nivele shumë të paqëndrueshme të glukozës në gjak kur ishin në njësinë e kujdesit intensiv dhe u shëruan nga Covid-19, disa prej tyre rikuperuan gjithashtu edhe kontrollin e glukozës,” Tha Chen.

Kjo mund të nënkuptojë që njerëzit me diabet ekzistues ose prediabet janë në rrezik më të madh të mosfunksionimit të pankreasit nëse kapin Covid-19-diçka që ai tani planifikon ta hetojë. Pacientët diabetikë në përgjithësi nuk janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit Covid-19 përsa i përket frekuencës, por pasi infektohen ata zhvillojnë komplikime më të rënda dhe çrregullime të rënda metabolike.

 

Të fundit