Flash News

Bota

Covid-19/ Vendi i parë në botë që filloi vaksinimin masiv të fëmijëve në moshën 2-vjeçare

Covid-19/ Vendi i parë në botë që filloi vaksinimin masiv

Kuba është bërë shteti i parë që vaksinon fëmijët në moshën 2-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se, autoritetet kubane krijuan një ambient të këndshëm për ta bërë sa më të lehtë vaksinimin e fëmijëve.

Kuba nuk i ka nxitur qytetarët e saj të bëjnë me detyrim vaksinën e Covid-19. Megjithatë prindërit dhe fëmijët kanë mbushur klinikat shëndetësore për të kryer vaksinimin. Fëmijët janë vënë përballë një klouni në mënyrë që të shmanget frika e tyre nga vaksina.

Mjekët dhe infermierët mbanin veshët e Mickey Mouse mbi uniformat e tyre dhe sollën një klloun me një sistem altoparlantësh për të performuar për ta me volum të plotë.

Ashtu si të rriturit që marrin vaksinime, fëmijët në Kubë do të kërkojnë tre vaksina para se të konsiderohen të vaksinuar plotësisht.

Brenda një dite në një poliklinikat e Havanës, u vaksinuan më shumë se 230 fëmijë të moshës 3-5 vjeç.

 

Të fundit