Flash News

Bota

Danimarkë/ Kryeministrja Mette Frederiksen në karantinë për shkak të Covid-19

Danimarkë/ Kryeministrja Mette Frederiksen në karantinë për

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka kryer testin për Covid-19 dhe aktualisht është në izolim, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrisë të mërkurën në mëngjes.

Mediat vendase raportojnë se kryeministrja mori pjesë në një takim së bashku me ministrin e Drejtësisë Nick Hækkerup në fund të javës së kaluar. Hækkerup, i cili tha të martën se po përjetonte simptoma dhe po priste rezultatin e testit, tani ka konfirmuar se është pozitiv me Covid.

Hækkerup tha në një postim në Facebook se ai kishte një kollë dhe ethe por ishte në humor të mirë.

Frederiksen, së bashku me disa figura të tjera kryesore qeveritare përfshirë ministrin e jashtëm Jeppe Kofod, ministrin e shëndetësisë Magnus Heunicke dhe ministrin e financave Nicolai Wammen, gjithashtu janë takuar me Hækkerup dhe tani janë në izolim pasi presin rezultatet e testeve të tyre të Covid-19.

“Virusi është përhapur si në parlament ashtu edhe në qeveri. Jam në izolim dhe do të testohem. Megjithëse nuk kam asnjë simptomë të sëmundjes. Kujdesuni për njëri-tjetrin", ka shkruar Frederiksen në Facebook.

Të fundit