Flash News

Kosova

DASH konfirmon se afganëve në Kosovë u është refuzuar hyrja në SHBA

DASH konfirmon se afganëve në Kosovë u është refuzuar

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se disa afganëve, të strehuar përkohësisht në Kosovë, u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak se nuk kanë kaluar procesin e verifikimit.

Një zyrtar i DASH tha për “Radion Evropa e Lirë”: “Përderisa shumicës së udhëtarëve afganë në kuadër të grupit OAË [Operacioni për mirëpritjen e aleatëve] u është lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara përmes procesit tonë të verifikimit, përfshirë edhe shumicën e afganëve në Kosovë, një numër i vogël i individëve të cilët nuk e kanë kaluar procesin, shërben si shembull se sistemi po punon siç duhet. Departamenti, në fund të fundit, e vlerëson me prioritet më të lartë sigurinë e popullit amerikan.

Duke folur lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me afganët të cilëve u është refuzuar hyrja në SHBA, zyrtari tha se “ne presim që afganët në kampin Liya në Bondsteel, ose do të kalojnë procesin e verifikimit që do t’iu mundësojë udhëtimin për në SHBA brenda periudhës 365-ditore, ose do të zhvendosen në ndonjë shtet të tretë”.

Më shumë se 1,300 afganë janë strehuar në Kosovë që nga gushti 2021, kur është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe SHBA-së për strehimin e tyre deri në 365 ditë.

Të fundit