Flash News

Bota

DASH paralajmëron amerikanët: Mos udhëtoni në Rusi dhe Ukrainë, mund të arrestoheni

DASH paralajmëron amerikanët: Mos udhëtoni në Rusi dhe

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë se mund të arrestohen nga Rusia. DASH iu ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi ose të largohen menjëherë, shkruajnë mediat e huaja.

Në mesin e amerikanëve të arrestuar pak përpara pushtimit ishte ylli i basketbollit Brittney Griner, e cila u tha nga zyrtarët amerikanë se ishte "në gjendje të mirë" pasi iu dha aksesi konsullor, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Ambasadori i SHBA John Sullivan zhvilloi një takim në ministrinë e Punëve të Jashtme ruse më 21 mars dhe “kërkoi që qeveria e Rusisë të ndjekë ligjin ndërkombëtar dhe mirësjelljen themelore njerëzore për të lejuar aksesin konsullor për të gjithë shtetasit amerikanë të arrestuar në Rusi, përfshirë ata në paraburgim."

Një tjetër amerikan, Tyler Jacob, me origjinë nga Minesota, u kap nga forcat ruse ndërsa përpiqej të largohej nga Ukraina dhe u mbajt për 10 ditë në paraburgim në Rusi, tha zyra e senatorit Amy Klobuchar. Ai po jepte mësim anglisht në Ukrainë kur filloi pushtimi.

Të fundit