Flash News

Bota

David Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

David Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli është shtruar në spital me pneumoni.

"Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u dërgua të mërkurën, më 15 shtator, në spitalin e Strasburgut," tha zëdhënësi i tij, Roberto Quillo, në një deklaratë në faqen e Parlamentit Evropian.

Sipas tij, mjekët diagnostikuan Sassolin me pneumoni dhe filluan menjëherë trajtimin dhe shton se  Presidenti i Parlamentit Evropian është në gjendje të mirë.

Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore nuk ka lidhje me COVID-19.  Sipas zyrës së tij, Sassoli ka bërë disa teste për COVID-19, por që kanë qenë të gjithë negativë, ndërkohë që politikani europian kishte kryer të dy dozat e vaksinave Pfizer.

Të fundit