Flash News

Bota

Deklararat e Trump për Groenlandën, BE ngrin punën për marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Deklararat e Trump për Groenlandën, BE ngrin punën për

Një grup kyç anëtarësh të Parlamentit Europian bllokuan sot një votim për të ratifikuar një marrëveshje tregtare SHBA-Evropë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të merrte Groenlandën dhe të vendoste tarifa shtesë prej 10% për vendet që kundërshtojnë ambiciet e tij.

"Marrëveshja BE-SHBA e ngrirë për një kohë të pacaktuar!" tha Bernd Lange, kryetar i komitetit tregtar të Parlamentit, në një postim në X.

Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë që e gjithë marrëveshja tregtare është anuluar apo nëse do të thotë që pjesët që tashmë kanë hyrë në fuqi do të mbeten të tilla, shkruan CNN

BE-ja dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje paraprake në korrik, duke e vënë në fuqi pjesën më të madhe të saj para se të nënshkruhej.

Të fundit