Flash News

Bota

Deklarata e fortë e zëvendëskryeministres së Ukrainës: Edhe NATO i ka duart me gjak

Deklarata e fortë e zëvendëskryeministres së Ukrainës:

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend. Olha Stefanishyna u shpreh se "është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim".

Ajo shtoi se “Gjaku i atyre civilëve - duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një sulm nuk është vetëm në duart ruse."

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa "ulej këtu në një strehë për bomba".

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

Të fundit