Flash News

Bota

Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me Covid

Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të

Mjekët kinezë kanë pranuar fshehurazi se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi kur filloi të bënte kërdinë në Wuhan, por thanë se i detyruan që të gënjejnë për këtë.

Profesionistët mjekësorë në Wuhan pohojnë se ata e dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor 2019, por ishte mesi i janarit para se Kina të informonte për herë të parë OBSH-në për një fatalitet.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi po kalonte mes njerëzve, por spitaleve u tha 'të mos thonin të vërtetën' dhe thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri Hënor u hodhën poshtë sepse autoritetet donin të "paraqisnin një shoqëri harmonike dhe të prosperuar".

Dëshmia e re, e cila do të transmetohet sonte në një dokumentar në ITV quhet "Shpërthimi", shkruan Daily Mail.

Ky dokumentar vjen në mes të presionit në rritje ndaj Kinës pasi një panel i mbështetur nga OBSH tha të hënën se Pekini u tregua shumë i ngadaltë për t'iu përgjigjur shpërthimit, disa ditë pasi SHBA botoi pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të kishte dalë nga një laborator i Wuhan.

Dokumentari dëshmon gjithashtu për një numër në rritje të provave se Kina gënjeu botën për fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit, duke e lejuar atë të kalonte në një pandemi globale.

Kina informoi OBSH-në për 27 raste të sëmundjes së atëhershme të panjohur, më 31 dhjetor 2019, pa raportuar vdekje deri në mes të janarit. Por, mjekët kinezë të filmuar fshehurazi nga një gazetar thonë se ata e dinin më parë se virusi ishte vdekjeprurës.

Një mjek tha: 'Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh.

Sipas informacioneve, mjekëve u tha të mos flisnin për natyrën e vërtetë të infektimit.

Të fundit