Flash News

Bota

Deklarime të rreme në financa, Trump dhe dy fëmijët e tij thirren në prokurori

Deklarime të rreme në financa, Trump dhe dy fëmijët e tij

Prokuroria e Përgjithshme e New York-ut ka kërkuar dëshminë e ish-presidentit Donald Trump dhe dy fëmijëve të tij, pas identifikimit të disa deklaratave “mashtruese” lidhur me pasqyrat financiare dhe tatimore.

CNN raporton se, hetuesit janë shprehur se dëshmitë do të përcaktojnë dhe fajtorin për deklarimet e rreme rë financave.

“ZAP kërkon dëshminë dhe provat e kërkuara këtu për të përcaktuar se cilët punonjës dhe filialë të Organizatës Trump, dhe cilat entitete dhe individë të tjerë - mund të kenë ndihmuar Organizatën Trump dhe zotin Trump në bërjen, ose mund të kenë njohuri përkatëse për keqdeklarimet dhe lëshimet në fjalë”, thonë burime nga Prokuroria e Përgjithshme e New York-ut.

Mësohet se dy fëmijët etij kanë punuar si gjente të ish-presidentit lidhur me transaksionet në fjlë të cilat dyshohet të jenë tjetërsuar gjatë deklarimeve.

 

Të fundit