Flash News

Bota

Del autopsia, Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Del autopsia, Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump, u gjet e pajetë në moshën 73-vjeçare dy ditë më parë në apartamentin e saj në Nju Jork.

Zyra e ekzaminimit mjekësor të qytetit të Nju Jorkut ka konfirmuar së fundmi se vdekja e saj erdhi pasi u rrëzua nga shkallët në apartamentin e saj, shkruan BBC.

Fillimisht u raportua se ajo vdiq nga një arrest kardiak, por autopsia ka konkluduar se Ivanka vdiq nga plagët e marra pasi u rrëzua nga shkallët. 

Deri tani, mendohet se vdekja e saj ishte aksidentale, megjithatë ende nuk është sqaruar plotësisht.

Ivana Trump, e cila ka lindur në Çekosllovakinë e atëhershme, u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në 1992.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mrekullueshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, tha Trump.

Ata kishin tre fëmijë së bashku - Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.

Të fundit