Flash News

Bota

Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh, vlerësohet 5-8 milionë euro

Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh,

Një pikturë e Vincent Van Gogh e një rruge në Paris është shfaqur për herë të parë pasi kaloi më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura.

Një skenë rruge në Montmartre ka qenë në pronësi të një familje franceze për shumicën e kohës që kur u pikturua në 1887.

Eksperti i veprave të Van Gogh, Martin Bailey i tha BBC news se kjo është "hera e parë që ne jemi në gjendje ta shohim atë siç duhet".

Riprodhime të vogla janë bërë në të kaluarën, shpesh në të zezë dhe të bardhë.

"Ajo që është emocionuese është se ajo është një pikturë e vërtetë e Van Gogh e cila është fshehur që kur doli nga këmbaleca e artistit. Ka qenë gjithmonë në koleksione private, kështu që vetëm pronarët dhe miqtë e tyre e dinin atë”, tha Bailey.

Është një nga seritë e punimeve që Van Gogh krijoi ndërsa po banonte me vëllain e tij Theo në 1886 dhe 1887.

Çmimi i vlerësuar, prej pesë deri në tetë milionë euro pasqyron faktin se pikturat e artistit në Paris nuk marrin "shumat e mëdha" të pikturave të tij në Provence, shtoi Bailey

Të fundit