Flash News

Bota

Del rezultati i vërtetë i efektshmërisë së vaksinës kineze ndaj Covid-19

Del rezultati i vërtetë i efektshmërisë së
Foto Ilustruese

Vaksina kineze ndaj koronavirusit ka rezultuar efektive vetëm 50.4%. Studiuesit brazilianë dolën në këtë përfundim, disa ditë pasi ata njoftuan rezultatet e efektivitetit në vlerën 78%.

Rrezultatet e Sinovac Biotech janë shumë poshtë normës së njoftuar javën e kaluar. Ky lajm është cilësuar si një zhgenjim i madh për Brazilin pasi kjo vaksinë është një nga dy vaksinat që janë rreshtuar nga qeveria e vendit për tu përdorur për popullsinë

Javën e kaluar disa ekspertë brazilian deklaruan se vaksina kineze anti-Covid ishte 78% efektive. Kjo u cilësua si një arritje e madhe për Kinën.

Kryetari i Sinovac ka insistuar se vaksina është shumë e efektshme dhe parandalon 100 % të rasteve të rënda Covid.

Të fundit