Flash News

Bota

Demonstratat kundër grushtit të shtetit/ Policia vret me armë disa protestues, plagos dhjetëra të tjerë

Demonstratat kundër grushtit të shtetit/ Policia vret me armë

Forcat sudaneze të sigurisë duke qëlluar me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës kanë vrarë pesë protestues kundër grushtit të shtetit dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë gjatë një goditjeje ndaj protestave të vazhdueshme pro-demokracisë, sipas një sindikate të pavarur të mjekëve.

Forcat e sigurisë sulmuan një spital në Omdurman dhe arrestuan disa nga të plagosurit, shtuan mjekët, raportojnë mediat e huaja.

Pascal Cuttat, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Sudan, tha se ndihma mjekësore nuk duhet të pengohet.

“Duhet të lejohet kalimi i ambulancave, duhet të lehtësohet puna e profesionistëve mjekësorë dhe të lënduarit duhet të kenë qasje në kujdesin që u nevojitet. Misioni mjekësor duhet të mbrohet”, tha ai.

Policia sudaneze shtoi se demonstratat e së shtunës ishin paqësore, por shpejt dolën nga kontrolli. Gjithashtu shyoi se 39 oficerë policie u plagosën rëndë pasi protestuesit sulmuan stacionet e policisë.

Të fundit