Flash News

Bota

Deputeti francez Andy Kerbrat kapet në flagrancë duke blerë d*ogë në rrugë

Deputeti francez Andy Kerbrat kapet në flagrancë duke blerë

Deputeti i partisë “La France Insoumise”, Andy Kerbrat, është arrestuar nga policia gjatë një operacioni për blerjen e drogës. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Kerbrat pranoi incidentin, duke sqaruar se dispononte 1.35 gram 3-MMC, një drogë sintetike e njohur në Francë.

Kerbrat njoftoi se do të ndjekë një “protokoll” për të trajtuar varësinë e tij dhe kërkoi falje nga zgjedhësit e tij për këtë situatë.

Ministri i Brendshëm francez e cilësoi veprimin e deputetit si “të patolerueshëm” dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së një standardi të lartë për përfaqësuesit e popullit. Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke sjellë në vëmendje nevojën për të adresuar problemet e varësisë në shoqëri.

Të fundit