Flash News

Bota

Deputeti konservator: Britania e braktisi Afganistanin, katastrofa më e madhe e politikës së jashtme që nga kriza e Suezit

Deputeti konservator: Britania e braktisi Afganistanin, katastrofa më e

Tërheqja e trupave nga Afganistani është katastrofa më e madhe e politikës së jashtme të Britanisë që nga kriza e Suezit në 1956, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme.

Deputeti konservator Tom Tugendhat kritikoi sekretarin e jashtëm se nuk bëri asnjë deklaratë ndërsa talebanët përparuan në të gjithë vendin javën e fundit. Tugendhat tha se Britania e Madhe "ka braktisur popullin afgan".

Parlamenti britanik do të mblidhet të mërkurën dhe besohet do të diskutojë për situatën në Afganistan.

Sekretarja e jashtme e punës, Lisa Nandy, tha se ishte “e qartë prej ditësh” se kishte pasur një “llogaritje të gabuar katastrofike” nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilët mbivlerësuan fuqinë e qeverisë afgane.

Tugendhat krahasoi tërheqjen e Afganistanit me pushtimin e dështuar të Mbretërisë së Bashkuar në Egjipt në 1956, me qëllim për të rimarrë kontrollin e kanalit të Suezit, i cili shihet nga shumë historianë që shënon fundin e rolit të Britanisë si një fuqi e madhe botërore.

Tërheqja në Afganistan tregoi një mungesë të "durimit strategjik", i hoqi ushtrisë afgane logjistikën dhe mbështetjen ajrore dhe "i bindi ata se nuk kishte të nesërme", tha ai për BBC.

Zyra e Jashtme ka këshilluar më shumë se 4,000 qytetarë britanikë që mendohet se janë në Afganistan që të largohen dhe të enjten tha se do të dërgonte 600 trupa për të ndihmuar me largimin e britanikëve, stafit afgan dhe përkthyesve.

Burimi: BBC

Të fundit