Flash News
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës
Po kotecet e pulave dhe kasollet e lopëve, do t'i falë mazhoranca?
“Pse më sheh!”/ Dhunohet me sende të forta 19-vjeçari në Sarandë
Deputetja britanike jep alarmin: Beogradi po furnizon bandat, armët zhvendosen me ambulanca
Deputetja britanike e Partisë Konservatore, Alicia Kearns ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe sulmeve nga protestuesit serbë ndaj trupave të KFOR-it.
Në një reagim në Twitter, Kearnsshkruan se Serbai po mban të furnizuara me armë bandat në veri të Kosovës. Deputetja britanike thekson se kjo është e papranueshme dhe shqetësuese.
“KFOR-i i NATO-s luan një rol jetik dhe neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen.
Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese”, shkruan Kearns në Twitter.
.@NATO_KFOR plays a vital, neutral role in maintaining peace and protecting civilians in Kosovo.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 29, 2023
Attacks on them and journalists must stop.
Weapons supplies into Northern Kosovo from Serbia to arm gangs in the employ of elements in Belgrade are unacceptable & deeply concerning. https://t.co/f2HmTOux9T
Kearns ka komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, ku shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha.