Flash News

Bota

Dëshmitari rrëfen si u shpëtuan emigrantët nga gomonia e mbytur: Skenë si në Luftën e Dytë Botërore

Dëshmitari rrëfen si u shpëtuan emigrantët nga gomonia e

Kalimi illegal i emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është kthyer në një tragjedi. Një gomone e vogël me disa emigramtë është mbytur duke shkaktuar vdekjen e 4 prej tyre, ndërsa afro 40 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Një ekuipazh peshkimi ka dhënë një rrëfim tronditës se si emigrantët e mbytur 'bërtitën' për ndihmë. Sipas Daily Mail, kapiteni i anijes së peshkimit i përshkroi skenat e Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se nxorrën më shumë se 30 njerëz nga uji.

“Ishte si diçka nga një film i Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur", tha kapiteni, i quajtur Raymond.

Ata që u morën në bord, të cilët erdhën nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, thanë se i kishin paguar 5000 £ një trafikanti në Francë për kalimin e tyre.

Edhe pse 43 persona u shëruan dhe po marrin trajtim, katër janë konfirmuar tani të vdekur - me frikën se numri i viktimave mund të rritet.

Mbytja e gomones vjen një ditë pasi Britania shpalli planin e parandalimit të emigracionit të jashtëligjshëm. Në fokus të planit janë emigrantët shqiptarë, për të cilët qeveria britanike ka arritur një marrëveshje me atë shqiptare.

Të fundit