Flash News

Bota

Detyrimi për të luftuar në Ukrainë/ Vijojnë protestat në Rusi, qindra të arrestuar

Detyrimi për të luftuar në Ukrainë/ Vijojnë protestat

Qindra njerëz janë arrestuar, ndërsa protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” në Rusi vazhdojnë në të gjithë vendin, ka thënë një grup i pavarur për të drejtat e njeriut.

OVD-Info tha se 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme të shtunën. Demonstrata të gjera kanë shpërthyer që kur presidenti Vladimir Putin thirri 300,000 burra për të luftuar në Ukrainë.

Tubimet e paligjshme janë të ndaluara sipas ligjit rus. Por lëvizja e Putinit për të tërhequr civilë në ushtri ka shkaktuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, me më shumë se 1,000 njerëz të arrestuar në demonstratat në fillim të kësaj jave.

Në Moskë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se një protestuese bërtiste se "ne nuk jemi mish për top" ndërsa më pas u arrestua. Dhe në Shën Petersburg, qyteti i dytë i Rusisë, një protestues u tha gazetarëve: "Unë nuk dua të shkoj në luftë për Putinin".

Putin nënshkroi dekrete të reja të shtunën që vendosin dënime deri në 10 vjet burg për çdo ushtar që kapet duke u dorëzuar, duke tentuar të braktisë ushtrinë ose të refuzojë të luftojë.

Presidenti nënshkroi gjithashtu urdhra për dhënien e nënshtetësisë ruse për çdo shtetas të huaj që regjistrohet për të shërbyer një vit në ushtrinë e vendit.

Burimi: BBC

Të fundit