Flash News

Bota

Dhëndri i Trump dhe Netanyahu takohen për të diskutuar fazën tjetër të armëpushimit në Gaza

Dhëndri i Trump dhe Netanyahu takohen për të diskutuar fazën

Dhëndri i Donald Trump u takua me Benjamin Netanyahun për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit të brishtë në Gaza.

Jared Kushner, i cili është i martuar me vajzën e zotit Trump, Ivanka Trump, u takua me kryeministrin izraelit në Jerusalem të hënën për të diskutuar progresin dhe të ardhmen e armëpushimit, sipas një zyrtari të qeverisë izraelite, shkruan Sky News. 
Gjatë marrëveshjes së fundit të armëpushimit në janar, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë nuk ishin në gjendje t'i rikthenin të dy palët në tryezën e negociatave për të diskutuar tërheqjen e trupave dhe qeverisjen e ardhshme të Gazës në atë kohë.

Z. Kushner, i cili ishte kyç në zhvillimin e planit të Shtëpisë së Bardhë për të qetësuar luftimet në Gaza, po përballet me një sfidë të ngjashme tani, pasi nuk është e qartë se ku qëndrojnë Hamasi dhe Izraeli për këto çështje kyçe.

"Detajet po përpunohen vazhdimisht rreth fazës së dytë, pasi jemi ende në fazën e parë", tha zëdhënësi i qeverisë izraelite pasi zoti Kushner u takua me Netanyahun.

Faza e parë e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila filloi më 10 tetor, është përqendruar në ndalimin e luftimeve, lirimin e të gjithë pengjeve dhe rritjen e fluksit të ndihmës humanitare në Gaza.

Detajet e fazës së dytë, e cila përfshin vendosjen e një force ndërkombëtare sigurie, çarmatosjen e Hamasit dhe qeverisjen e Gazës së pasluftës, nuk janë rënë dakord ende.

Të fundit