Flash News

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve ende pa kryetar, Kongresi Amerikan mbetet i paralizuar

Dhoma e Përfaqësuesve ende pa kryetar, Kongresi Amerikan mbetet i

Karrigia e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së mbetet bosh, pasi Kevin McCarthy nuk arriti t’i merrte sërish votat e nevojshme.

Presioni po rritej ndërsa McCarthy humbi raundin e shtatë, të tetë, të nëntë, të 10-të dhe të 11-të të votimit, duke shënuar historinë e dështimit në këto 100 vitet e fundit,

Republikanët votuan për të shtyrë dhe për t'u kthyer të premten për të provuar përsëri.

Një kritik i McCarthy-t, përfaqësuesi Matt Gaetz i Floridës, hodhi votat për Donald Trump - një shenjë simbolike por e theksuar e ndarjeve mbi të ardhmen e Partisë Republikane.

Demokratët thanë se ishte koha që çështja të merrej seriozisht. Ekipi drejtues i McCarthy i kishte paraqitur një grupi kryesor të republikanëve një marrëveshje në letër për ndryshimet e rregullave në këmbim të mbështetjes së tyre, tha një nga kundërshtarët, konservatori republikan Ralph Norman i Karolinës së Jugut.

Burimi: France 24

 

 

Të fundit