Flash News

Bota

Dikur rrokën armët dhe tanket në Kabul, talebanët marrin rolin e “paqeruajtësit” mes Rusisë dhe Ukrainës

Dikur rrokën armët dhe tanket në Kabul, talebanët marrin

Talebanët, dikur zaptuan tokën afgane me sulme, duke bombarduar aeroportin e Kabulit për të nënshtruar vendin e për t’u vendosur disa muaj më vonë në krye me një qeveri të re.

Në kuadër të sulmeve të fundit që Rusia ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, talebanët tashmë të deklaruar si Emiratet Islamike të Afganistanit, janë shprehur të shqetësuar për viktimat që kanë shkaktuar deri tani sulmet ruse.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, talebanët kërkuan që të zhvillohet dialogu midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të mbrojtur afganët në Ukrainë. Grupi militant nuk është njohur ende nga vendet e botës.

"Emirati Islamik i Afganistanit, në përputhje me politikën e tij të jashtme të neutralitetit, u bën thirrje të dyja palëve të konfliktit që të zgjidhin krizën përmes dialogut dhe mjeteve paqësore. Emiratet Islamike u bëjnë thirrje gjithashtu palëve në konflikt që t'i kushtojnë vëmendje mbrojtjes së jetës së studentëve dhe emigrantëve afganë në Ukrainë", thuhet më tej në deklaratë.

Dikur rrokën armët dhe tanket në Kabul, talebanët marrin

Talebanët arritën të marrin drejtimin e Afganistanit duke formuar një grusht shteti. Rreth 1500 forca të tjera afgane u vranë asokohe pas shkëmbimit të zjarrit me militantët talebanë.

Ndërhyrja dhe nënshtrimi i Afganistanit, i detyroi afganët që të largohen nga vendi duke u zhvendosur drejt Perëndimit ose SHBA-ve.

Të fundit