Flash News

Bota

Diplomatët rusë dhe amerikanë mbajnë bisedime teknike në Stamboll, a diskutuan për luftën në Ukrainë?

Diplomatët rusë dhe amerikanë mbajnë bisedime teknike

Diplomatët rusë dhe amerikanë u takuan në Stamboll të premten për të diskutuar një sërë çështjesh teknike në marrëdhëniet e tyre, thanë zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë dhe Ambasada e SHBA në Ankara.

Megjithatë, lufta në Ukrainë nuk u diskutua, tha një zëdhënës i ambasadës së SHBA. Agjencia ruse TASS citoi ministrin Sergei Ryabkov dhe raportoi se të dy palët do të diskutonin "çështje të situatës" duke përfshirë vizat, nivelet e personelit të ambasadës dhe shifrave të kompanive dhe agjencive të secilës palë jashtë vendit, ndër çështje të tjera të paspecifikuara, shkruan Reuters.

Një zëdhënës nga Ambasada e SHBA-së në Ankara konfirmoi takimin dhe tha se "një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ishte në Stamboll për t'u takuar me bashkëbiseduesit rusë për një grup të ngushtë çështjesh dypalëshe".

Të fundit