Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet më të njohura të jetës publike të ish-Presidentit Jimmy Carter:
Ne kemi prirjen të lartësojmë veten dhe të nxjerrim në pah dobësitë dhe gabimet e të tjerëve. Kam arritur në përfundimin se në çdo person ka diçka të mirë, të pastër dhe fisnike, krahas dëshirës për vetë-përmbushje. Udhëheqësit politikë dhe fetarë duhet të përpiqen të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie brenda së cilës këto vlera njerëzore ushqehen dhe përmirësohen. - nga libri i vitit 1975 “Pse jo më i miri?”
Kjo ceremoni inaugurimi shënon një fillim të ri, një përkushtim të ri brenda qeverisë sonë dhe një frymë të re tek ne të gjithë. Një president mund ta ndiejë dhe ta deklarojë atë, por ajo (frymë e re) buron vetëm nga populli. – Pjesë nga fjalimi gjatë inagurimit si president, janar 1977.
Ne e dimë se demokracia është gjithmonë në zhvillim e sipër. Çdo brez duhet t’i ripërtërijë themelet e saj. Çdo brez duhet të rizbulojë kuptimin e këtij vizioni të shenjtë në dritën e sfidave të veta moderne. Për këtë brez, jetë do të thotë t’i mbijetojmë rrezikut nga armët bërthamore; liria janë të drejtat e njeriut; të kërkosh lumturinë do të thotë të punosh për një planet, burimet e të cilit i përkushtohen ushqimit fizik dhe shpirtëror të banorëve të tij. – Pjesë nga fjalimi i fundit si president, janar 1981.
Ne e vlerësojmë të kaluarën. Ne jemi mirënjohës për të tashmen dhe shohim drejt të ardhmes me shumë shpresë dhe përkushtim. Tetor 1986, në përkushtimin e shkruar në hapjen e Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial Carter.
Lufta ndonjëherë mund të jetë një e keqe e domosdoshme. Por sado e nevojshme, ajo është gjithmonë një e keqe, kurrë një e mirë. Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke vrarë fëmijët e njëri-tjetrit. - Dhjetor 2002, pjesë nga fjalimi gjatë pranimit të Çmimit Nobel për Paqe.
Fondamentalistët janë bërë gjithnjë e më me ndikim si në fe ashtu edhe në qeverisje dhe kanë arritur të ndryshojnë nuancat dhe sofistikimin e debatit historik në një ngurtësi që është vetëm bardh e zi dhe poshtërimin e atyre që guxojnë të mos pajtohen. ... Ndikimi i këtyre prirjeve të ndryshme përbën një kërcënim për shumë nga traditat historike dhe angazhimet morale të kombit tonë, si në qeveri ashtu edhe në vendet e kultit. — Nga libri i vitit 2005 “Vlerat tona të rrezikuara”.
Jam bindur se sfida më serioze dhe e pazgjidhur në mbarë botën është privimi dhe abuzimi i grave dhe vajzave, i shkaktuar kryesisht nga një interpretim i rremë i teksteve fetare të zgjedhura për këtë qëllim dhe një tolerancë në rritje ndaj dhunës dhe luftës, fatkeqësisht e them këtë nga përvoja ime në vetë Shtetet e Bashkuara. — Nga libri i vitit 2014 “Një thirrje për veprim”.
Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ose agjenci të tjera vëzhgojnë ose regjistrojnë pothuajse çdo telefonatë të bërë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë celularët dhe supozoj gjithashtu edhe komunikimet me email. Kemi shkuar shumë larg në shkeljen e të drejtave themelore civile të amerikanëve, për sa i përket privatësisë. - Mars 2014, duke komentuar mbi vëzhgimet e inteligjencës amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001
Në Universitetin Emory m’u bë një pyetje shumë sfiduese para pak ditësh: “Si do t'i përshkruanit Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot?” Fillimisht nuk dija çfarë të thoja, por më në fund thashë: “Në kërkim”. Unë mendoj se vendi në të cilin jetojmë është ende në kërkim të asaj që duhet të jetë dhe çfarë mund të jetë dhe nuk jam i sigurt se po bëjmë shumë përparim në këtë moment. - Tetor 2014, gjatë festës për ditëlindjen e tij të 90-të.
Jeta që kemi tani (me bashkëshorten Rosalynn) është më e mira. Ne kemi një familje të madhe dhe me harmoni, një jetë të pasur në kishën tonë dhe në qytetin Plains dhe një shumëllojshmëri projektesh në Qendrën Carter që është plot aventurë dhe emocionuese. Unë dhe (bashkëshortja) Rosalynn kemi vizituar mbi 145 vende dhe të dy jemi po aq aktivë sa kemi qenë më parë. Jemi të bekuar me shëndet të mirë dhe shohim drejt të ardhmes me padurim dhe besim, por jemi të përgatitur për fundin e pashmangshëm kur të vijë. - Nga libri i vitit 2015, “Një jetë e mbushur plot”./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38