Flash News

Bota

Disa të plagosur nga të shtënat në Jerusalem, dyshime për sulm terrorist

Disa të plagosur nga të shtënat në Jerusalem, dyshime

Të paktën tetë persona janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një autobus pranë Murit Perëndimor në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

I dyshuari hapi zjarr teksa pelegrinët po ktheheshin nga lutjet në vendin e shenjtë. Dy persona, mes tyre një grua shtatzënë, janë në gjendje kritike për jetën, raporton BBC.

Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm. Mijëra udhëtojnë për t'u lutur atje çdo vit.

Shërbimet izraelite të urgjencës thanë se personi i armatosur kishte në shënjestër një autobus pranë Varrit të Mbretit David dhe një parking makinash pranë Murit Perëndimor.

Autori i armatosur thuhet të jetë një palestinez banor i Jeruzalemit Lindor.

Sulmi vjen një javë pasi 47 persona u vranë në Rripin e Gazës për tre ditë pasi forcat izraelite shënjestruan udhëheqësit e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) dhe militantët hodhën më shumë se 1000 raketa në Izrael.

Të fundit